Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet para prokurorëve nëna e autorit: Më dukej si demon, u tremba

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 21:46 | Kronikë

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet para prokurorëve nëna e

"Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha "nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë....E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua". Kështu u rrëfye Nors Man Lapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që vrau me thikë shqiptaren Ilaria Sula në Romë, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill. Mediat italiane bëjnë të ditur se gruaja po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami...mami!!’”, shpjegoi Nors Man Lapaz, duke rrëfyer atë që ndodhi më 26 mars në banesën në lagjen afrikane. Ajo shtoi se "pashë një grua me fytyrën përtokë (Ilaria Sula). I thashë "dashuri, çfarë ke bërë?" Dhe ai më tha në gjuhën filipineze 'po të mos e kisha bërë, do të më kishin vrarë' si për të thënë që nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të kishte vdekur".

Prokuroria: Nëna ka luajtur një rol aktiv

Sipas prokurorëve të Prokurorisë Publike të Romës, gruaja kishte një rol "aktiv" për të ndihmuar djalin e saj të pastronte dhomën pas sulmit fatal. Trupi i vajzës u fut më pas në një valixhe që Samson e hodhi në një luginë në zonën e Capranica Prenestina, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit. Para hetuesve dhe prokurorëve, nëna e Samsonit raportoi se kishte dëgjuar të dy duke u grindur atë mëngjes. “Flisnin me zë të lartë: të dy ngritën zërin, më duket më shumë ajo se ai – tha nëna e vrasësit. U shqetësova se nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin kështu, kur janë me ne flasin me zë të ulët: janë shumë të rezervuar”.

"Më tha të mos hyj në dhomë"  E dyshuara ka thënë se më pas ka trokitur në derën e djalit të saj. Nëna e djalit tha se më pas e pa Ilarian "me fytyrën në tokë", duke shtuar se ajo nuk "hyri në dhomë sepse ai më kishte thënë të mos e bëja".

"Mami, a kemi një valixhe të madhe?"  

Sipas rikonstruksionit të bërë nga gruaja, ishte Samsoni që më pas shkoi tek ajo. “Ai hyri në dhomën time dhe më pyeti ‘mami a kemi një valixhe të madhe?’, i tregova ku ishte dhe ai e mori. Pastaj pasi shkova në kuzhinë, erdhi edhe ai dhe mori një çantë. Nëna u tha hetuesve se në një moment djali i saj "i kërkoi një përqafim dhe unë e përqafova: ai nuk donte t'i thoshte babait". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos