Aksident me dy viktima në Zall Bastar

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 14:42 | Kronikë

Aksident me dy viktima në Zall Bastar

Një aksident me dy viktima ka ndodhur në zonën e Zall Bastarit. Policia konfirmon se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

A2 CNN mëson se viktimat e aksidentit janë dy burra të moshës 45 dhe 50 vjeç.

Për shkak të zonës së thellë ka shkuar edhe helikopteri për të tërhequr trupat e pajetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos