Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin Kallmet-Lezhë ditën e diele.
Policia njofton se “rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga”, shkruan A2.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe.
Të dyja ndodhen në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, të plagosurat nga aksidenti ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(A2 Televizion)