Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit pasi ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku se bashku me bashkëshorten ka kaluar fundjavën
Burime të siguruara thanë për A2 CNN se ambasadori gjatë paradites së sotme ka qenë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e shpejtë e me pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës aty ku mjekët kardiologe pasi kanë ndihmuar ambasadorin për të kaluar gjendjen e rëndë e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë
Burime të siguruara pranë këtij spitali thanë se situata e rëndë e ambasadorit ka kaluar dhe gjendja paraqitet e stabilizuar. (A2 Televizion)