Zbardhen 9 vjedhje në Tiranë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy të mitur

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 13:07 | Kronikë

Zbardhen 9 vjedhje në Tiranë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy

Policia e Shtetit ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione në Tiranë dhe Vlorë, ku janë zbardhur 9 raste vjedhjesh.

Mes të arrestuarve, është një 26-vjeçar, i dyshuar për 5 vjedhje të portofolave, celularëve dhe shumave parash në subjekte të ndryshme.

Po ashtu u ndaluan dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët dyshohen për 4 vjedhje në zonën e Astirit, përfshirë një motomjet, dy dyqane dhe një automjet.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos