Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 18:28 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos