
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. (A2 Televizion)
