Merrte para nën dorë për të bërë eko, mjekut i caktohet “arrest në shtëpi”

Nga Çaku Tafa
3 Nëntor 2025, 15:21 | Kronikë

Merrte para nën dorë për të bërë eko, mjekut i

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Gëzim Taullaj. Në caktimin e masës së sigurisë mjeku është përfaqësuar nga dy avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj, shkruan A2 CNN.

Sipas avokatit Xhevair Morina, në caktimin e masës së sigurisë trupi gjykues mori në konsideratë gjendjen shëndetësore të mjekut dhe bashkëshortes së tij, dhe shërbimin prej 40 vitesh pa asnjë vërejtje. Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” por trupi gjykues vendosi masë më të butë, “arrest shtëpie”.

66-vjeçari ra në prangat e policisë teksa është kapur në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Taullaj u arrestua pas një hetimi 4-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë dhe u arrestua në përfundim të operacionit policor të koduar “Imazheria”.

Gjithashtu, ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan si provë materiale, shuma e lekëve që i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos