Aksident me pasojë një të vdekur në Sarandë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 10:10 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Sarandë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të shtunës në qytetin e Sarandës.

Policia bën të ditur se në rrugën “Panorma”, Sarandë, shtetasi A. Q., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos