Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mjetet përfundojnë jashtë rrugës

Nga Rigels Malile
20 Nëntor 2025, 12:39 | Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mjetet

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë dalë nga rruga.

Shkak dyshohet se ishte shpejtësia dhe lagështira në rrugë, shkruan A2.

Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos