GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, ndalim daljeje jashtë vendit

Nga Igli Çelmeta
20 Nëntor 2025, 11:28 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie kundrejt Belinda Ballukut, pezullim të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit, shkruan A2 CNN. Masat e sigurisë janë shpallur nga Gjykata pasditen e së mërkurës dhe u bë publik të enjten paradite. Vendimi është dhënë nga gjyqtari i GJKKO Erion Çela, pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

2 javë më parë SPAK mori të pandehur Belinda Ballukun për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Sipas SPAK, akuzat për shkelje të barazisë në tendera për Ballkukun lidhen me çështjen e tunelit të Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Belinda Balluku ka të drejtë të ankimojë në Apel vendimin e Gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Pak pas daljes në media të vendimit, zëvendëskryeministrja Balluku është parë të hyjë në zyrat e Kryeministrisë.

Përveç masave ndaj Ballukut, mësohet se janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Gentian Gjylin drejtorin aktual të ARRSH dhe Erald Elezin drejtor i KESH. Në kohën e kryerjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos