Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako inspekton situatën, paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

Nga Edi Ruçi dhe Çaku Tafa
20 Nëntor 2025, 10:35 | Kronikë

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako inspekton situatën,

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, shkruan A2 CNN, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7, dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë.

Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një risk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura.

Sipas kreut të emergjencave në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat.

Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako.

Çako thekson situata nga reshjet po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Sipas tij prurjet janë në rënie dhe shpresohet që situata do të jetë në normalitet Por sipas tij situata mbetet delikate pasi pritet të shihet se çdo ndodh. Deri më tani ka banesa të përmbytura, por ai thotë se rreziku për të tjera nuk është i lartë momentalisht, raporton A2 CNN.

Sipas Çakos po bëhet gjithçka për të mbrojtur zonat dhe fshatrat, ndërkohë që situata do të shihet në vazhdimësi.

Haki Çako thotë se është investuar në argjinaturën e Vjosës, por investimet janë të pafundme dhe varen nga mundësitë që ka qeveria shqiptare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos