Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një i plagosur

Nga Çaku Tafa
3 Qershor 2026, 10:45 | Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije për A2CNN se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos