
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Çifligut, Lushnje, në aksin Lushnjë-Berat. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, raporton A2CNN.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të shmangë një parakalim të rrezikshëm, duke humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Sipas informacioneve në këtë mjet udhëtonin dy persona ku vetëm një pasagjere ka marre lëndime të lehta ndërsa shoferi nuk ka asnjë dëmtim. Ne vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)