Braho pranon diferencën e madhe mes sekuestrimeve dhe konfiskimeve, tregon arsyen para KLP-së

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 10:45 | Kronikë

Braho pranon diferencën e madhe mes sekuestrimeve dhe konfiskimeve, tregon

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka raportuar përpara Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur me ecurinë e konfiskimit të pasurive.

Braho pranoi se ekziston një diferencë në numër dhe në vlerë midis pasurive të sekuestruara dhe atyre që përfundojnë të konfiskuara, por theksoi se kjo lidhet kryesisht me proceset gjyqësore ende të hapura.

Është e vërtetë që ka një diferencë të numrit të pasurive, dhe vlerës së tyre të sekuestruara me ato të konfiskuara. Nëse i referohemi sekuestrimeve kini parasysh që në raport janë pasqyruar në raportin e 2025. Nuk i mbajmë të dhënat se kujt viti u përkasin, por pasqyrojmë sa janë konfiskuar dhe vlera. Në 2024 dhe më parë kemi disa çështje në kuadër të të cilave janë sekuestruar pasuri me vlera të mëdha. Këto pasuri nuk është se janë kthyer, por janë ende në proces, dhe ende s’ka një vendim të formës së prerë, dhe ky është shkaku kryesor, por nuk është se ka kthime të pasurive në masë”, tha Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos