Shtyhet për në 11 maj gjyqi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë, shkak kërkesa e nënës së Kryemadhit

Nga Armand Bajrami
27 Prill 2026, 11:59 | Kronikë

Shtyhet për në 11 maj gjyqi ndaj Metës dhe të pandehurve

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 maj seancën për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, dhe të pandehurit e tjerë. Në seancën e parë të themelit ish-Presidenti Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë duke bërë simbolin e shqiponjës dhe duke folur  për një proces të montuar politik. 

Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokates së Fatime Kryemadhit, e cila kërkoi ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar, raporton A2CNN. 

Monika Kryemadhi bëri me dije se “në shqyrtimin paraprak është vendosur të më vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit tim, si dhe të gjitha përgjimet telefonike”.

Prokurori është shprehur se “avokatit nuk mund t'ia japim, se janë të dhëna personale. Por në çdo moment mund të paraqitet e pandehura dhe mund t'i marrë. Seanca e radhës, 11 maj ora 12:00”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos