Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i lënduar 

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 14:25 | Kronikë

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qukës, pranë kryqëzimit të fshatit Golik.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë dhënë ndihmën e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos