Aksident në Durrës-Tiranë, trafik i rënduar

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 17:05 | Kronikë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një furgon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht një korsi e rrugës duke krijuar trafik të rënduar në atë zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos