
Aksident me nje te plagosur ne qytetin e Korçes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës, ku një automjet tip furgon ka goditur një këmbësore rreth te 70-tave, shkruan A2CNN.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po tentonte te kalonte nga njeri krah i rruges rrugës ne anen tjeter te saj kur është goditur nga mjeti qe po leviste drejt qendres se qytetit. E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime prane spitalit thane se ndodhet jashte rreziku per jeten. Policia po heton per shkaqet e ketij aksident (A2 Televizion)