
Është shuar zjarri i rënë në Radhimë. Pas disa orësh përpjekje, flakët janë vënë nën kontroll dhe rreziku është neutralizuar, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zone, shkruan A2CNN.
Megjithatë, nga beach bari i përfshirë nga flakët nuk ka mbetur thuajse asgjë, pasi objekti është shkrumbuar totalisht, raporton gazetari i A2CNN Edi Ruçi. (A2 Televizion)