
Policia ka shoqëruar tre protestues pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit në bulevardin kryesor të Tiranës.
Përplasjet nisën pasi kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e protestuesve drejt Ministria e Brendshme e Shqipërisë, duke sjellë tensione dhe incidente në terren.
Ndërkohë, gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, bën me dije se 3 efektivë policie janë duke marrë mjekim në spital pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës. (A2 Televizion)