
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e 8 majit 2026 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit janë përdorur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike dhe sende të forta, ndërsa janë shënuar edhe përplasje me forcat e policisë. Si pasojë, tre efektivë policie janë lënduar gjatë ndërhyrjes.
Policia bën me dije se nga të proceduarit, gjashtë persona akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ndërkohë, një deputet është proceduar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. (A2 Televizion)