
Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Peqin, ku një makinë është përplasur me një kamion, raporton A2CNN.
Në makinë ka qenë drejtuese një grua dhe pasagjer një fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të plagosurve, ndërkohë që nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia. (A2 Televizion)