GJKKO cakton datën për seancën e parë ndaj Metës e Kryemadhit

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 21:00 | Kronikë

GJKKO cakton datën për seancën e parë ndaj Metës e

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 5 qershor ora 11:00 për seancën e parë për çështjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në seancën e 11 majit GJKKO vendosi që ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos