U raportua për zjarr, por ja çfarë ndodhi te Myslym Shyri

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 22:11 | Kronikë

U raportua për zjarr, por ja çfarë ndodhi te Myslym Shyri

Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet, ku një shtëllungë e madhe tymi alarmoi banorët dhe kalimtarët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake për A2 CNN, tymi u shkaktua gjatë punimeve për shembjen e një godine të ndërtuar para viteve ’90. Fillimisht u dyshua për zjarr në një pallat, për shkak të përhapjes së tymit në zonë.

Tymi ka mbuluar një pjesë të zonës dhe nga distanca ka krijuar imazhin e një tymi për shkak të zjarrit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos