Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe bëhet copë-copë

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 16:30 | Kronikë

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe bëhet

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor, shkruan A2CNN. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin. Si pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni përpara se të përfundonte jashtë karrexhatës.

Nga aksidenti, shoferi ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, duke shmangur pasoja më të rënda. Ndërkohë, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos