Aksident pranë Gjirit të Lalzit, përplasen 3 makina

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 13:38 | Kronikë

Aksident pranë Gjirit të Lalzit, përplasen 3 makina

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve.

Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos