Aksident te "Zogu i Zi" në Fier, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 11:26 | Kronikë

Aksident te "Zogu i Zi" në Fier, humb jetën i moshuari

Një i moshuar humbi jetën mëngjesin e së enjtes në qytetin e Fierit, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se 82 vjeçari V.F. u përplas nga një automjet që drejtohej nga E. D., 23 vjeç në vendin e quajtur "Zogu i Zi".

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos