Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 3 mjete, një i vdekur

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 21:06 | Kronikë

Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 3

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos