Zhduket e moshuara në Devoll, dyshimet e para

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 15:55 | Kronikë

Zhduket e moshuara në Devoll, dyshimet e para

Një e moshuar nga fshati Progër i bashkisë së Devollit rezulton e zhdukur nga orët e para të mëngjesit të kësaj të premte.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Flora Hoxha me probleme të shëndetit mendor, e cila jeton bashkë me bashkëshortin e saj, mësohet të ketë dalë nga banesa rreth orës 05:00 dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për 75 vjeçaren.

Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë përfunduar në ujërat e kanalit në qendër të fshatit, i mbushur me ujë ashtu siç është prej dy ditësh, siç është dhe vet fshati Progër.

Forca të shumta të policisë të komisaritit të Devollit, forcat Shqiponja dhe datashmenti i këmbësorisë se juglindjes dhe banorë të zonës janë në kërkim të të moshuarës, shkruan A2 CNN.

Forcat e ushtrisë pasditen e sotme kanë kontrolluar të gjithë vijën ujore të kanalit nga banesa e saj e deri tek vendi ku ujërat bashkohen me lumin Devoll, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos