Aksidenti i rëndë, pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit

Nga Igli Çelmeta
4 Maj 2026, 09:54 | Kronikë

Aksidenti i rëndë, pezullohet drejtori i Policisë së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.

Vendimi merret një ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku Nikoll Radaçi përplasi 3 fëmijë, duke i marrë jetën dy prej tyre, shkruan A2.

Në krye të Policisë së Durrësit është komanduar me urdhër të Hitës, Ervin Hodaj.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos