Revolta e aktivistes: Kriminel, vrasje e paramenduar

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 08:54 | Kronikë

Aktivistja Suela Koçibellinj deklaroi se i konsideron kriminelë personat që konsumojnë alkool dhe më pas ngasin makinën.

“Minimalja që duhet të bëjmë është t’ia garantojmë fëmijëve ambientet ku të luajnë. Dhe çfarë bëjmë ne? Jo vetëm që nuk ia garantojmë, por lëmë këta kriminelë në timon. Këta persona që mendojnë se mund të pinë raki dhe të marrin timonin. Për mua, një person i cili konsumon alkool dhe merr timonin, është kriminel”, tha aktivistja në studion e “Dita Jonë”, në A2CNN.

“Për mua kjo është vrasje me paramendim. Sepse ti e di që mund të bësh dëm kur je i dehur në timon. Me një të shkrepur arme, i merr jetën një personi. Me një aksident me makinë i merr jetën shumë personave”, shtoi Suela Koçibellinj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos