Aksidenti me pasojë vdekjen e 33-vjeçarit në Fier, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 11:07 | Kronikë

Aksidenti me pasojë vdekjen e 33-vjeçarit në Fier, arrestohen

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksidentin e djeshëm në "Strum-Roskovec", ku humbi jetën një 33-vjeçar.

“Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor "Strum-Roskovec", ku si pasojë e përplasjes së motomjetit me drejtues shtetasin M. H., 33 vjeç, fillimisht me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., humbi jetën 33-vjeçari, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"”, njofton Policia.

Kujtojmë se një ditë më parë dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe me një motor dhe si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën drejtuesi i motorit, Klajdi Hoxha, 33 vjeç, shkruan A2 CNN..

Fillimisht ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos