I mori para një pacienti për ekon, mjeku imazherist nuk paraqitet në Gjykatën e Fierit

Nga Çaku Tafa
3 Nëntor 2025, 10:37 | Kronikë

I mori para një pacienti për ekon, mjeku imazherist nuk paraqitet

Nuk është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së parë të Rrethit Gjyqësor Fier, mjeku imazherist në Spitalin Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj.

Sipas burimeve të A2CNN, për arsye shëndetësore ai është përfaqësuar nga avokati i tij, Xhevair Morina.

66-vjeçari ra në prangat e policisë teksa është kapur në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Taullaj u arrestua pas një hetimi 4-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë dhe u arrestua në përfundim të operacionit policor të koduar “Imazheria”.

Mjeku imazherist do të dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Aurora Tusha dhe prokuror Leonard Suçi, teksa mbi të rëndojnë veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, ky shtetas shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.

Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan si provë materiale, shuma e lekëve që i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos