Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të miture.
Sipas policisë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.
Sipas burimeve të A2CNN, e mitura ka shkuar në banesën e 16-vjeçarit, aty kanë kryer marrëdhënie dhe më pas ajo është futur në banjë për të bërë dush dhe nga aty ka telefonuar Policinë e Shtetit, e cila ka mbërritur në banesë, duke shoqëruar 16-vjeçarin.
(A2 Televizion)