Me drogë dhe thikë në makinë, arrestohen dy persona në Shkodër

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 11:20 | Kronikë

Me drogë dhe thikë në makinë, arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar nga policia në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike dhe thikë në automjet. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin dhe dy celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës (thikë). Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Mbi dy personat e ndaluar rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos