Një adoleshent është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të miture. Sipas policisë ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.
“Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit.
Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe pas deklarimeve të dhëna nga të dy palët, është bërë arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit, banues në qytetin e Korçës”, njofton policia.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)