Arrestohen dy të rinj në Vlorë për drogë dhe kanosje me armë zjarri

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 16:13 | Kronikë

Arrestohen dy të rinj në Vlorë për drogë dhe kanosje me

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës, për drogë dhe kanosje me armë zjarri. Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit H. M., 30 vjeç, banues në Gjormë, dhe R. L., 27 vjeç, banues në Ramicë.

Të dy u ndaluan teksa qarkullonin me automjet. Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shitjen, shkruan A2 CNN. 

Nga verifikimet rezultoi se 27-vjeçari R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, pasi dyshohet se më 16 mars 2026 ka kanosur me armë zjarri kallashnikov një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos