Disa banorë të zonës së Arapajt në Durrës kanë kërkuar ndihmën e mediave pas problemeve dhe kërcënimeve që kanë nga një familje e kësaj zone dhe pas denoncimeve të njëpasnjëshme në polici, të cilat nuk e kanë zgjidhur situatën e tensionuar.
Vetë banorët tregojnë mbi arsyet e kësaj proteste dhe kërcënimet deri në goditje fizike që kanë pësuar nga anëtarët e familjes Bizgjoni: “Kur po ikja në punë, më doli vajza me nënën e vet dhe më kërcënuan me thikë. Më shkulën flokët. Ndihemi të rrezikuar, edhe mbrëmë kam qenë në polici. Këtu është skandal, me makinë po na shtypin përditë. Kemi shkuar në polici, nuk kemi zgjidhje”.
Sakaq, A2 tentoi të kontaktojë me anëtarët e familjes Bizgjoni, por nuk mori asnjë reagim. Ndërkohë, Policia do të ketë reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. (A2 Televizion)