Noizy paraqitet në GJKKO, merr pjesë në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Nga Armand Bajrami
6 Maj 2026, 11:03 | Kronikë

Noizy paraqitet në GJKKO, merr pjesë në gjyqin ndaj bandës

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është paraqitur mëngjesin e të mërkurës në Gjykatën e Posaçme, raporton A2 CNN.

Noizy është palë e dëmtuar në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Si dëshmitarë ishin paraqitur edhe babai dhe motra e tij.

Një nga episodet për të cilat akuzohen anëtarët e grupit është shpërthimi me eksploziv i lokalit në Currila, Durrës, në pronësi të tij.

Seanca u shty për më 13 maj, për shkak të mungesës së disa prej avokatëve të të pandehurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos