Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

Nga Elitjona Doko
23 Tetor 2025, 10:58 | Kronikë
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të

Gjykata e Durrësit dënon me burgim të përjetshëm djalin e Pëllumb Metës, Hysen Meta.

49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.

Vajza, Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burgim, Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos