Arrestohet Ilir Meta, masë sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 13:45 | Kronikë

SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës, të arrestuar këtë të hënë.

Për Kryemadhin është e caktuar masa e detyrimit për paraqitje, pa pasur nevojë për kërkimin e një autorizimi nga Kuvendi, falë precedencës që është krijuar nga rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha më herët, ku një masë e tillë u pranua si ligjore dhe e rregullt nga gjykatat.

Rasti i tij ngre dyshime të lidhura me lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në SHBA dhe transferta të konsiderueshme fondesh përmes një kontrate lobuese prej qindra mijëra dollarësh.

Gjithashtu, investigimet përfshijnë dhe dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, përfshirë pagesa për ndërhyrje estetike të kryera jashtë vendit me fonde të pajustifikuara. Prokuroria e Posaçme, ndonëse ende pa një komunikim zyrtar në lidhje me arrestimin, ka përgatitur një padi që e akuzon Metën për pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos