14-vjeçari ekspozon thikën në rrjetet sociale, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 20:16 | Kronikë

14-vjeçari ekspozon thikën në rrjetet sociale, Prokuroria e

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 14 vjeçar, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale 14-vjeçari shihet me një mjet prerës (thikë).

A2 CNN ka siguruar foton e 14-vjeçarit dhe shokut të tij, të cilët shihen teksa ekspozojnë me një thikë në rrjetin social Tik-Tok, shoqëruar me këngë me tekste të botës së rrugës.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit.

Ky rast shton shqetësimin në rritje për fenomenin e ekspozimit të të miturve me mjete të ftohta dhe përmbajtje që nxit dhunën, i cili po shihet si rrezik serioz për sigurinë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos