FNSH kontrolle në banesat e fisit Rraja, ndalohen disa persona. Akuzë për trafik droge ndaj djalit të ish-deputetit të PS

Nga Igli Çelmeta
10 Dhjetor 2025, 09:33 | Kronikë

FNSH kontrolle në banesat e fisit Rraja, ndalohen disa persona. Akuzë

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar kontrolle në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve paraprake janë ushtruar kontrolle në disa banesa të fisit Rraja.

Mësohet se janë ndaluar disa persona. Kontrollet janë kryer për shkak të hetimeve për trafik droge. Mes personave të akuzuar është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahaman Rraja.

Masat e ndalimit janë dhënë për shtetasit:

1-Marvin  Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol  Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos