Temperaturat deri në -4 gradë në juglindje, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në rrugë

Nga Artin Halili
10 Dhjetor 2025, 09:39 | Kronikë

Temperaturat deri në -4 gradë në juglindje, autoritetet

Temperaturat që shkojnë deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qenë prezente në qytetin e Korçës

Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë - Pogradec, Korçë - Devoll, Korçë - Ersekë dhe Maliq - Gramsh, ku mjegulla bëhet më e fortë ndaj e për këtë sektori i policisë së qarkullimit rrugor ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe kenë kujdes të shtuar në këto segmente, shkruan A2 CNN.

Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores ka raste kur temperaturat arrijnë deri në -7 gradë celsius (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos