
Një 70-vjeçar ka humbur jetën në Fermë-Çlirim, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Sipas burimeve policore të A2CNN, i moshuari, i paralizuar, jetonte i vetëm.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët përfshinë çatinë e banesës, e cila më pas u shemb mbi të moshuarin.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(A2 Televizion)