"Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë", Koka: Shteti i përfshirë në krim, asnjë reagim në 24 orë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 20:53 | Kronikë

"Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në studion e “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare.

“24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët.

“Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit.

“Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos