A2 CNN ka siguruar një tjetër video nga ekzekutimi i Gilmando Danit një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Në këtë video shihen dy kalimtarë që i shpëtojnë mrekullisht plumbave pranë vendit të ngjarjes. Ata janë duke vrapuar teksa dëgjojnë të shtënat pranë vijave të bardha, raporton a2 CNN.
Ky është momenti sapo dëgjohen të shtënat e para dhe ende nuk ka mbërritur policia.
Kujtojmë që një ditë më parë opinioni publik u trondit nga atentati mafioz në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së Mustafa Sheqeri. (A2 Televizion)
