
Për të dytën herë radhazi SPAK vendosi të mos fillojë hetim mbi kallëzimin e bërë nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, kundër deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Verdikti per mosfillim procedimi penal u terhoq personalisht nga Olsi Rama, i cili ishte te premten ne SPAK.
Deputeti i PD ishte paditur nga Rama për “kallëzim të rremë”, por sipas SPAK, Bardhi nuk ka bërë ndonjë kallëzim penal ndaj vëllait të kreut të qeverisë.
Rama mohoi cdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikusht nga Bardhi.
Vizita e Olsi Ramës në SPAK u pasua me një vorbull reagimesh e kundëreagimesh publike. I pari ishte deputeti Bardhi, që tha se Olsi Rama konfirmoi denoncimet e bëra prej tij.
“Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narko-makinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.
Sipas Bardhit, Olsi Rama e ka përdorur 7 herë automjetin në fjalë në kohën që ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.
Pas tij, kryeministri Edi Rama, në rrjetin social “X”, referuar vendimit të SPAK për mosfillim hetimi, tha se kallëzimi i Bardhit nuk ekzistonte.
“Fatmirësisht, SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehrin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija, ose përndryshe çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë! Edi Rama Në përgjigje të tij, Gazmend Bardhi, tha se “Unë nuk do bëj kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit”.
Prej 7 majit 2024, SPAK ka rihapur hetimet mbi një fraksion të dosjes “Xibraka” që ishte pezulluar në vitin 2018. (A2 Televizion)