Bien nga dritarja e pallatit në Itali, vdes 31-vjeçarja shqiptare dhe plagoset rëndë e motra e saj

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 13:15 | Kronikë

Bien nga dritarja e pallatit në Itali, vdes 31-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje gjenoveze të Sampierdarena në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare humbi jetën, ndërsa e motra e saj 34-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se ato u rrëzuan në hyrje të një pallati në rrugën Cantore. Shërbimet e Ambulancës dhe Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur. Skuadra Fluturuese e Genovas heton tragjedinë. Të gjitha hipotezat aktualisht janë duke u shqyrtuar.

Dritarja e brendshme nga e cila ato ranë është e vogël, një detaj që mund të çojë në hipotezën e një vetëvrasjeje, të vendosur nga të dy ose të kërkuar nga vetëm nga njëra prej tyre, ndërsa tjetra, në atë moment, do të ishte përpjekur ta shpëtonte, duke rënë pas saj.

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos